Për herë të parë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë përkohësisht nga territori i pushtuar nga Rusia, si pjesë e një marrëveshjeje për të përfunduar luftën. Ai sugjeroi se Ukraina mund të lëshojë territoret e pushtuara nga Rusia në këmbim të anëtarësimit të pjesës së mbetur të Ukrainës në NATO, ose të garancive të sigurisë nga aleatët perëndimorë.
Zelensky theksoi se Ukraina duhet të sigurojë që territori që është nën kontrollin e saj të jetë i mbrojtur nga NATO përpara se të fillojë negociatat për kthimin e territoreve të tjera që janë nën kontrollin rus. Ai ka bërë të qartë se Ukraina është e gatshme të negociojë për diplomatikisht rikthimin e këtyre territoreve pasi të arrihet një armëpushim.Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur kërkesat e Ukrainës për anëtarësim të plotë në NATO janë të diskutueshme, sidomos për shkak të kundërshtimeve të forta nga Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar vazhdimisht se pranimi i Ukrainës në NATO do të nënkuptonte një përballje të drejtpërdrejtë me Perëndimin, duke nxitur frikë nga një shkallëzimi i mëtejshëm të konfliktit.
Zelensky gjithashtu shprehu shqetësimin se, përderisa Ukraina nuk ka marrë ende një ofertë konkrete për anëtarësimin në NATO, mundësitë për këtë janë ende të paqartë. Kjo është pjesë e një diskutimi më të gjerë mbi sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa lufta vazhdon të shkaktojë pasiguri të madhe dhe shkatërrim në Ukrainë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd