Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 29-11-2024, 22:27
KURBIN -Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.
Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa ende nuk është raportuar për persona të lënduar.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit..
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd