Ka ndërruar jetë ditën e sotme, 30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili më datë 20 nëntor ra nga kati i 3 i një pallati në ndërtim në Vlorë.
Sipas policisë, 30 vjeçari, ra aksidentalisht nga pallati i cili është në ndërtim dhe u dërgua drejt Tiranës, në gjendje të rëndë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur që të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 nëntor ndërsa një ditë më pas policia arrestoi administratorin e firmës Greze SHPK, shtetasin Leonidha Capi 42-vjeç. Për ngjarjen u procedua në gjendje të lirë Vasil Gavana 70-vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në këtë firmë.
Dyshohet se kompania e ndërtimit nuk ka zbatuar masat e sigurisë në punë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd