Ndahet nga jeta Haxhi Baba Faik Selmani.
Baba Faiku u shua në moshën 72 vjeçare.
Ai është cilësuar si një nga figurat me peshë të madhe në rradhët e bektashinjve.
U lind në fshatin Luftinjë, Tepelenë, në 20 Gusht 1942, në një familje me traditë të hershme bektashiane. Gjyshërit dhe prindërit e tij kanë qenë mbështetës të teqeve, sidomos në Koshtan, Maricaj dhe Memaliaj.
Mësimet e para fetare i mori nga Baba Muharrem Allkushi (Gllava), në kohërat që edhe pse komunizmi i egër e ndaloj fenë me ligj, këta çiragë të Haxhi Bektash Veliut mbajtën gjallë tarikatin bektashian, ku në mënyrë të fshehtë, ndiznin qirinjtë në Tyrben e Baba Isuf Horasanit derisa Baba Muharremi ndërroi jetë.
Në vitin 1985, Baba Faiku vijon zhvillimin e traditave fetare islame fshehurazi dhe në bashkëpunim të ngushtë me Baba Sherif Canometi në Elbasan, deri në fillim të viteve 1990 të shekullit të kaluar, kur regjimi u detyra të lejonte riçeljen e besimeve fetare.
Haxhi Baba Faik Selmani ka një kontribut të spikatur në bashkëpunime me Baba Sherif Canometaj, Baba Barjam Mahmutaj, Dede Reshat Bardhin si për rihapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ashtu edhe në ringritjen e objekteve të besimit në Gjyshatat e Gjirokastrës dhe të Elbasanit. Pas një veprimtarie të tillë të spikatur, në vitin 1997 merr titullin “Dervish” nga Kryegjyshi Botëror i asaj kohe, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe emërohet Gjysh në Gjyshatën Elbasan, ku shërbeu me devotshmëri deri në ditët e fundit të jetës.
Haxhi Baba Faik Selmani ka patur fatin të kryejë ceremoninë e Haxhit në Mekë, të vizitojë vendet e shenjta në Qerbela, Bagdad, edhe në Haxhi Bektash të Turqisë, duke u takuar dhe duke fituar simpatinë e personaliteteve të shquar fetarë të këtyre vendeve.
I ndjekur nga qindra myhybë dhe besimtarë dashamirës të tarikatit, Haxhi Baba Faik Selmani ka ndërtuar Teqe dhe Tyrbe në Koshtan, Luftinjë, Zhabokikë 1 dhe 2, Gllavë, Gramsh, Elbasan dhe me gjerë.
Baba Faik Selmani meriton nderin dhe respektin e baballarëve, myhibëve dhe besimtarëve deri në Teqen e Baba Rexhepit në Amerikë. Nderimet e fundit për përcjelljen e tij do të organizohen në Teqenë e Madhe në Elbasan, duke filluar nga ora 14:00 e kësaj të Premteje deri në orën 11 të datës 1 Dhjetor 2024.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd