Lionel Messi është përfshirë disi në mënyrë të papritur në listën e ngushtë të kandidatëve për çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit”, në kuadrin e çmimeve “The Best FIFA” 2024. Legjenda 37-vjeçare e Argjentinës dhe Barcelonës po e përfundon karrierën e tij në “Major League Soccer” me Inter Miami, ndaj nuk arriti të ishte në 30-shen më të mirë për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë” të këtij viti.
Messi, i cili ka fituar një rekord prej 8 “Topash të Artë” në karrierë, është lojtari i vetëm në listë, që luan jashtë Europës. Ai shënoi 20 gola, ndërkohë që Inter Miami fitoi Konferencën Lindore, por ishte në anën humbëse të “play-off”-it të “MLS Cup”, pasi Atlanta United arriti një rezultat befasues. Vendimi i FIFA-s për ta përfshirë lojtarin më të famshëm të botës në këtë listë demonstron shpërblimin për suksesin e sezonit të rregullt të Inter Miami me një vend në Kupën e Botës së Klubeve 2025.
Nuk ka vend në listën e FIFA-s për rivalin e madh të Messit, Cristiano Ronaldon, i cili udhëhoqi renditjen e golave në Ligën Pro Saudite me Al Nassr, sezonin e kaluar. Po ashtu, nuk ka vend për sulmuesin në formë të Liverpool-it, Mohamed Salah, lojtari kryesor nga bota arabe dhe rajoni MENA. Në fakt, ka vetëm dy emra të nominuar nga Premier League, të dy nga Manchester City, fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, dhe sulmuesi Erling Haaland.
Çifti është njohur pasi Manchester City u bë skuadra e parë në historinë e Premier League që fitoi 4 tituj kampioni radhazi. Vinicius Jr. është një nga 11 të nominuarit për çmimin “The Best FIFA” 2024, listë e cila është e dominuar nga lojtarët e La Liga-s. Çmimi do të vendoset nga një shpërndarje e barabartë e votave mes tifozëve, kapitenëve dhe trajnerëve aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave, si dhe përfaqësuesve të medias.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2023, është përsëri i nominuar, së bashku me Carlo Ancelottin e Real Madridit, Xabi Alonso e Bayer Leverkusen, trajnerin e Argjentinës Lionel Scaloni dhe atë të kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente.
David Raya i Arsenal, Ederson i Manchester City dhe Emiliano Martinez i Aston Villa janë disa nga të nominuarit për çmimin e portierit më të mirë të vitit. Andriy Lunin i Real Madridit, Gianluigi Donnarumma i Paris Saint-Germain, Mike Maignan i Milanit dhe Unai Simon i Athletic Bilbao janë gjithashtu në garë.
Ceremonia do të mbahet në janar, ndërkohë që çmimi merr parasysh gjithë vitin kalendarik, ndryshe nga “Topi i Artë”, i cili tani shikohet si sezonal. Nuk është konfirmuar ende një datë për ceremoninë, por votimi mbetet i hapur për tifozët në faqen zyrtare të FIFA-s deri më 10 dhjetor.
Lojtarja më e mirë e FIFA-s për femra; kandidatet:
– Aitana Bonmati (Spanjë), Barcelona
– Barbra Banda (Zambia), Shanghai Shengli/Orlando Pride
– Caroline Graham Hansen (Norvegji), Barcelona
– Keira Walsh (Angli), Barcelona
– Khadija Shaw (Xhamajka), Manchester City
– Lauren Hemp (Angli), Manchester City
– Lindsey Horan (SHBA), Olympique Lyon
– Lucy Bronze (Angli), Barcelona/Chelsea
– Mallory Swanson (SHBA), Chicago Red Stars
– Mariona Caldentey (Spanjë), Barcelona/Arsenal
– Naomi Girma (SHBA), San Diego Wave
– Ona Batlle (Spanjë), Barcelona
– Salma Paralluelo (Spanjë), Barcelona
– Sophia Smith (SHBA), Portland Thorns
– Tabitha Chawinga (Malawi), Paris Saint-Germain/Olympique Lyon
– Trinity Rodman (SHBA), Washington Spirit
Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj; kandidatët
– Dani Carvajal (Spanjë), Real Madrid
– Erling Haaland (Norvegji), Manchester City
– Federico Valverde (Uruguaj), Real Madrid
– Florian Wirtz (Gjermani), Bayer Leverkusen
– Jude Bellingham (Angli), Real Madrid
– Kylian Mbappe (Francë), Paris Saint-Germain/Real Madrid
– Lamine Yamal (Spanjë), Barcelona
– Lionel Messi (Argjentinë), Inter Miami
– Rodri (Spanjë), Manchester City
– Toni Kroos (Gjermani), Real Madrid (në pension)
– Vinicius Jr (Brazil), Real Madrid
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra, kandidatet:
– Arthur Elias (Brazil), Brazil
– Elena Sadiku (Suedi), Celtic
– Emma Hayes (Angli), Chelsea/SHBA
– Futoshi Ikeda (Japoni), Japoni
– Gareth Taylor (Angli), Manchester City
– Jonatan Giraldez (Spanjë), Barcelona/Washington Spirit
– Sandrine Soubeyrand (Francë), Paris FC
– Sonia Bompastor (Francë), Olympique Lyon/Chelsea
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj, kandidatët:
– Carlo Ancelotti (Itali), Real Madrid
– Lionel Scaloni (Argjentinë), Argjentinë
– Luis de la Fuente (Spanjë), Spanjë
– Pep Guardiola (Spanjë), Manchester City
– Xabi Alonso (Spanjë), Bayer Leverkusen
Portierja më e mirë e FIFA-s për femra, kandidatet:
– Alyssa Naeher (SHBA), Chicago Red Stars
– Ann-Katrin Berger (Gjermani), Chelsea/NJ/NY Gotham
– Ayaka Yamashita (Japoni), INAC Kobe Leonessa/Manchester City
– Cata Coll (Spanjë), Barcelona
– Mary Earps (Angli), Manchester United/Paris Saint-Germain
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj, kandidatët:
– Andriy Lunin (Ukrainë), Real Madrid
– David Raya (Spanjë), Arsenal
– Ederson (Brazil), Manchester City
– Emiliano Martinez (Argjentinë), Aston Villa
– Gianluigi Donnarumma (Itali), Paris Saint-Germain
– Mike Maignan (Francë), AC Milan
– Unai Simon (Spanjë), Athletic Bilbao
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd