Transmetuar më 29-11-2024, 13:03

Një nuse e re është gjetur e vdekur në rrugë, vetëm disa ditë pas dasmës së saj. Aleksandra Leczycka ishte në muajin e mjaltit në Miami, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit 2022, por vetëm së fundmi janë mbyllur hetimet për zbardhjen e kësaj tragjedie.

“Daily Mail” shkruan se 26-vjeçarja vdiq tragjikisht nga një mbidozë e dyshuar e drogës ose reaksion i rëndë alergjik ndaj tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në Florida pasi udhëtoi nga Polonia, për muaj mjalti me bashkëshortin e saj.

Leczycka dhe burri i saj, David Leczycki, nga Siedlce, ishin martuar vetëm 23 ditë para se dyshja të gjendeshin pa ndjenja në rrugën e Miamit.

Mediat polake raportojnë se atyre u ishin marrë paratë dhe bizhuteritë, e si pasojë policia amerikane supozoi se ata ishin grabitur. Por e vërteta tragjike rreth vdekjes së nuses së re tashmë është zbuluar nga një hetim.

Duke ekzaminuar provat e mbledhura në Miami nga ngjarja e rëndë e gushtit të vitit 2022, policët tani kanë përcaktuar se çifti kishte marrë vullnetarisht droga psikoaktive.

Hetuesit në Poloni thanë se 26-vjeçarja kishte vuajtur nga një reaksion i rëndë alergjik ose nga mbidoza.

Disa orë para se të ndërronte jete, Aleksandra kishte postuar në rrjetet e saj sociale foto duke shijuar pije dhe duke u kënaqur në Miami. Prokurorja e qarkut Siedlce, Krystyna Golabek, tha:

“Me një vendim të datës 23 tetor 2024, Prokuroria e Qarkut në Siedlce ndërpreu hetimin për rastin e Aleksandra L., vdekja e së cilës ndodhi më 29 gusht 2022, në Miami Beach, SHBA. Gjithashtu në ekspozimin e Dawid L. në të njëjtën datë dhe në të njëjtin vend, ndaj rrezikut të menjëhershëm të vdekjes ose dëmtimit serioz të shëndetit”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit