TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim përmes një postimi në "Facebook". Në njoftim bëhet me dije se Forcat e Armatosura dhe AKMC u kanë ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar në zonat e thella të vendit. Gjithashtu janë ndarë edhe pamje teksa ministria thekson se bora arrin deri 40 cm.
Më tej theksohet se gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar. Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi.
Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ndërkohë që Shqipëria feston, Forcat e Armatosura dhe AKMC janë në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar në zonat e thella të vendit.
Gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar.
Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm.
Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd