Ruud van Nistelrooy duket se është pranë një marrëveshjeje për të marrë drejtimin e Leicester City, skuadër e Premier League. Pas përfundimit të detyrës së tij si trajner i përkohshëm te Manchester United, ku e mbylli me fitore 3-0 kundër Leicester, ish-sulmuesi i shquar holandez u largua nga “Old Trafford” pas ardhjes së Ruben Amorim si trajner i ri.
Sipas “Sky Sports”, Leicester është në fazat përfundimtare të bisedimeve me ish-sulmuesin holandez për të zëvendësuar trajnerin e shkarkuar, Steve Cooper. Njoftimi zyrtar mund të vijë shumë shpejt, ndoshta përpara ndeshjes së ardhshme kundër Brentford.
Leicester kishte shqyrtuar edhe opsione të tjera përpara se të fiksohej për Van Nistelrooy, përfshirë Niko Kovač dhe Carlos Corberán, por ish-trajneri i PSV Eindhoven është tani zgjedhja kryesore për të udhëhequr "Dhelprat" gjatë këtij sezoni të rëndësishëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd