Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar ndërtesa e komunës së Zveçanit me granatë dore, që dyshohet të jetë e llojit M-75.
Rastin e konfirmoi zëvendrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.
“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.
Ai tha se Policia po punon në drejtim të zbardhjen e rastit.
“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd