Transmetuar më 29-11-2024, 07:39

Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate;

Në zonat e thella malore priten reshje dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit