Transmetuar më 28-11-2024, 21:22

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, me anë të një postimi në rrjete sociale ka ndarë një dedikim prekës për të bijën e tij Evën.

Një vit më parë gjatë një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut humbi jetën vajza e Vangjel Tavos, Eva vetëm 24 vjeçe.

Tavo shprehet se po i mungon shumë vajza e tij dhe ishte një frymëzim, dashuri dhe vetë jeta e tij.

“Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!

Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta”, shkruan Vangjel Tavo

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit