Shqiptarët janë sensibilizuar në masë të madhe menjëherë pasi i mituri Luis Meçja kërkoi ndihmë për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij.
Vetëm në pak orë, në faqen e krijuar për të në GoFundMe, janë arritur të mlidhen plot 75 mijë euro, nga 80 mijë që është qëllimi i kësaj fushate.
I mituri tha se i nevojiten para për t’u kuruar dhe se familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike, çka duket se nxiti edhe reagimin e Spitalit të Traumës, që njoftoi po sot se Luisi nuk ka nevojë për t’u transferuar në spital jashtë shtetit dhe se gjendja e tij është e stabilizuar.
Luisi mbeti i plagosur pasi u qëllua të paktën 4 herë me thikë nga autori i dyshuar i vrasjes së shokut të tij, Martin Cani, një ngjarje që tronditi mbarë vendin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd