Transmetuar më 28-11-2024, 10:20

KUKËS- Shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtur sot drejt Shqipërisë për të festuar 112-vjetorin e pavarësisë. Ata nuk kanë zgjedhur vetëm Vlorën, por edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në Ditën e Flamurit.

Gjithashtu në orët e para të ditës, në pikën e përbashkët kufitare të Morinit veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit

Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me proceduren e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit