GREQI- Një tragjedi e re detare me katër viktima ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Samos, në Egjeun Lindor. Mësohet se skafi në të cilin udhëtonin emigrantët e paligjshëm është përplasur në një zonë shkëmbore pranë vendit ku tre ditë më parë kishin humbur jetën gjashtë fëmijë dhe dy gra.
Siç raportohet nga mediat e huaja viktimat janë dy gra dhe dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu deri më tani 16 persona janë shpëtuar, ndërkohë vazhdojnë kërkimet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd