Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha fitoi lirinë ditën e sotme.
SPAK ka njoftuar se, pasi të njihet me vendimin e zbardhur të GJKKO, do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Prokuroria shtoi se ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.