Transmetuar më 27-11-2024, 12:07

TIRANA- Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do të mblidhen sot në orën 13:30 në selinë blu për të pritur kreun e kësaj force politike pas lirimit nga masa "arrest shtëpie".

Bëhet me diej se strukturat e PD-së janë lajmëruar që në orën 13:30 të mblidhen në selinë qendrore për të pritur liderin demokrat. Në mesazhin dërguar strukturave lajmi për lirinë e Berishës cilësohet si i mrekullueshëm.

“Përshëndetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13.30 të gjithë te selia qendrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik”, thuhet në mesazhin e dërguar strukturave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit