Në fillimt të nëntorit, qeveria pardje bëri me dije se çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjitha familjet shqiptare nga 1 janari i vitit 2025.
I ftuar në emisionin e mëngjesit eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli për kategoritë që përfitojnë, sa përfitojnë pensionistët dhe sa pritet të ulet çmimi i energjisë elektrike.
“Do jetë një ulje e përgjithshme nisur nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pra do të jetë për të gjithë familjet. Uroj që nga 9.5 të shkoj në 8.5 lekë për kilovat-orë. Sipas disa përllogaritjeve kjo mund të jetë 50 milion euro në vit fitim për familjet. Pensionistët janë përparësia numër një. Gjykoj se është mirë që për pensionistët që që prej 2015 marrin dikur te 650 lekë të reja kompensimin, të dyfishohej kjo shifër.”
Çoçoli përmendi disa arsye që çojnë në ulje të ënrgjisë në janar 2025:
Humbjet teknike dhe jo teknike ranë nga 36% në 19%; OSHEE ka ulur tarifimin aforfe dhe shtuar arkëtimet; KESH po mirëmenaxhon Kaskadën e Drinit; Prodhimi i parqeve fotovoltaike të mëdha ka filluar; Çmimi i bursave ndërkombëtare i qendrueshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd