Transmetuar më 27-11-2024, 10:38

GJKKO ka vendosur të lirojë nga masa e arrestit të shtëpisë Sali Berishën.

Në një dalje për mediat, avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi nga Berishës.

“SPAK le të bëjë çfarë të dojë, të ulë kokën dhe të shikojë ca ka bërë sepse i ka hipur një kali për së prapthi. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.

Unë nuk mund të relatoj dosjen ju, por gjykata konstatoj se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën.

Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën’, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj për mediat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit