Transmetuar më 26-11-2024, 16:36

Kirurgu ortoped Dritan Todhe me anë të një video të postuar në rrjetet sociale pretendon se janë informuar mbrëmjen e djeshme se Drejtoria e Burgjeve kërkon një epikrizë, duke hedhur poshtë se ai nuk ka dorëzuar epikrizën për gjendjen shëndetësore të të miturit me iniciale M.P., i dyshuar për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani te shkolla Fan Noli.

“Drejtoria e Burgjeve ka përhapur lajm të rreme edhe pse kemi pasur bashkëpunim korekt deri më sot.

Ne kemi dhënë çdo informacion që është kërkuar për pacientin në Policinë e Tiranës, që ditën e premte, datë 22.

Ndërsa mbrëmë në darkë kemi marrë informacion se Drejtoria e Burgjeve kërkon në epikrizë”, shprehet kirurgu ortoped Dritan Todhe.

Më tej ai nënvizon se sot ia kanë dhënë për gjysmë ore.

“Sot në mëngjes në mbledhjen e orës 9.30 kemi vendosur për epikrizën dhe ua kemi vendosur në dispozicion brenda 30 minutash. Në 10 të mëngjesit kanë pasur të gjithë informacionin që kanë dashur.

Është non sens që ne të bëjmë rezistencë apo të mos bashkëpunojmë për një vendim (mase sigurie) që ka dhënë gjykata”, përfundon kirurgu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit