Transmetuar më 26-11-2024, 12:31

TIRANË- Shoku i M.P. të dyshuarit si autor kryesor i vrasjes së Martin Canit, është dorëzuar ditën e sotme në Polici.

K.B u akuzua nga Luisi 14 vjeçar, që mbeti i plagosur në sherr dhe babai i tij si autor i dytë i ngjarjes në shkollën Fan Noli.

Bëhet me dije se i mituri ka treguar në Polici dinamikën e ngjarjes dhe versionin e tij se si ndodhi sherri, që përfundoi tragjikisht.

Ndërkohë që për veten ka deklaruar se në sherr është futur për të ndarë palët që po ziheshin.

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario P. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës.

Mario dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

I mituri akuzohet se ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.

I plagosur mbeti edhe vetë autori i dyshuar, i cili u dërgua të trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë I mituri kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Bazuar në imazhe, i dyshuari ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer.

Ata që kanë marrë të miturin nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit