Transmetuar më 25-11-2024, 10:12

Vilnius- Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan mallrash u rrëzua pranë aeroportit Vilnius në Lituani në orët e para të së hënës. Boeing 737, i operuar për DHL nga linja ajrore spanjolle e mallrave Swiftair, u rrëzua pranë një shtëpie.

Gjithashtu të 12 personat që jetonin në atë shtëpi janë evakuuar në mënyrë të sigurtë. Po ashtu shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk dihet dhe autoritetet lituaneze kanë nisur një hetim. Autoritetet thanë se nuk kanë asnjë të dhënë për momentin që sugjeron se ka pasur një shpërthim përpara rrëzimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit