Transmetuar më 24-11-2024, 18:37

PRISHTINË- Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme. Mësohet se viktima ishte plagosur gjatë rinovimit të një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë viktimës i ra në kokë një mjet metal. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, tha se vdekjen e punëtorit e konfirmoi “ekipi i urgjencës.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, thuhet në deklaratën e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit