Transmetuar më 24-11-2024, 15:05

LONDËR- Kryeministri Edi Rama u bëri apel emigrantëve shqiptarë Britani që të kthehen dhe të investojnë në tokat e tyre në zonat e malësisë, pasi i njoftoi ata për lançimin e "Paketës së Madhe".

Sipas Ramës, ‘Paketa e Madhe", do të jetë një program, që do t’u japë mundësinë të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama i garantoi se investimi në pronën e tyre mund të ketë të ardhura më të mira se sa punësimi në dy punë të ndryshme në Britani.

"Nuk dua t’ju gërvisht plagën, por ku kur del dielli këtu duket si bora kur bie në Tiranë, çdo shqiptari të Britanisë që e ka lënë pas një shtëpi të vjetër në fshat i them sot investo tek ajo shtëpi tek ai truall, të ardhurat do të jenë shumë më të larta se dy palë punë këtu. Nga Britania e Madher është kthyer atje në Malësinë e Madhe Gëzimi i cili mikpret turistë nga e gjithë bota dimër verë, pyeteni si del më mirë llogaria.", tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit