Problemet me shikimin po bëhen gjithnjë e më prezente tek fëmijët e moshave të vogla. Sipas mjekëve faktori kryesor i shfaqjes së miopisë, lidhet me ekspozimin për një kohë të gjatë në pajisje elektronike.
“Faktori i parë është faktori gjenetik, trashëguar, nëse prindi ka syze, fëmija ka 50% mundësi të ketë edhe ai syze. Faktor tjetër është ekspozimi i gjatë në pajisje elektronike që për fat të keq është bërë trend në shqipëri , mosha 3 vjec me telefona në dorë dhe këta 5 vjec, kjo favorizon shpërthimin e miopisë. Gjatë vizitave që bëjmë ne manuale tek fëmijët që janë nëpër kopshte nëpër shkolla, ne kemi parë që rreth 40-50% e rasteve kanë nevojë për syze dhe vazhdon të ngelet ky numër i njëjtë”, tha Nora Burda, mjeke okuliste.
Sipas mjekes është e rëndësishme kapja në kohë e problemeve të shikimit, nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm.
“Problemet e fëmijëve shfaqen në moshat parashkollore dhe ne kemi 6-7 vjet që Ministria e Shëndetësisë ka marrë një nismë shumë të mirë për të vizituar të gjithë fëmijët e moshës 5-6 vjec në mënyrë që ti kapin problemet e moshës në mënyrë shumë të hershme”, shtoi mjekja.
Mjekja okuliste këshillon që fëmijëve t’iu kufizohet sa më shumë koha para një ekrani celulari apo tableti dhe ti kushtojnë kohë aktiviteteve të tjera fizike si dhe lojërave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.