Transmetuar më 24-11-2024, 14:41

PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në rajonin e San Martin në veri të Perusë, ku të paktën 7 perona mbetën të vrarë ndërsa 30 të tjerë mbetën të lënduar, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Përplasja ndodhi në autostradën Fernando Belaúnde Terry pranë Moyobamba, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Mësohet se drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Autobusi ishte nisur nga Piura me 58 pasagjerë në bord, duke përfshirë 23 studentë që ishin në një ekskursion në zonën e Tarapoto, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Perusë Andina. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Note: Some images are sourced from the internet and are considered to be in the public domain. If someone claims ownership, we will either credit the author or, upon request, immediately remove the image.
Lajmet e fundit