Transmetuar më 23-11-2024, 21:33

Rreth 554 aksidente me scootera elektrikë janë shënuar vetëm këtë vit, shifër e cila është çdo ditë në rritje.

Mjekët ortoped shprehen se dëmtimet që shkaktohen prej tyre janë të shumta dhe mund të shkojnë edhe në fatalitete.

“Dëmtimet më të shpeshta janë kotuzionet e bërrylave, kotuzionet e gjunjëve, këto janë lëndimet më të shpeshta pastaj dhe në varësi të shpejtësisë, ka dëmtime të kokës nga dëmtime të lehta, deri në dëmtime të rënda kërcënuese. Ka pasur disa raste me traumë koke”, u shpreh mjeku ortoped Ledian Fezollari.

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se edhe fëmijët e moshës 12-13 vjeç i përdorin scooterat në mënyrë të papërgjegjshme duke rrezikuar jetën e tyre.

“Deri tani janë shumë të dëmshëm në qarkullim, qoftë nga vonesat që kryejnë të tjerëve, qoftë nga rrezikshmëria për jetën e tyre. Unë shikoj që edhe fëmijë 12-13 vjeç i ngasin këto scootera, shikoj edhe të moshuar, por ata harrojnë sa vjeç janë dhe mund të kenë luhatje tensioni. Fëmijët nuk e perceptojnë dot, duket sikur bëjnë gara me njëri – tjetrin dhe kjo më pas sjell rrezik tek jetët e tyre”, tha eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha.

Mjekët dhe ekspertët e sigurisë rrugore japin disa këshilla për të gjithë ata që përdorin scooterat, për tu treguar më të kujdesshëm në rrugë.

Deri më tani përdorimi i këtyre mjeteve nuk është përfshirë në kuadrin ligjor por janë kategorizuar tek biçikletat. Scooterat duhet të lëvizin në korsitë e dedikuara, deri në përcaktimin e saktë të rregullave të qarkullimit për këto mjete.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit