Kim Kardashian prezantoi robotin e saj të ri Tesla prej 30 mijë dollarësh, në një postim të fundit në rrjetet sociale, duke e ka çuar keshtu dashurinë e saj për teknologjinë në një nivel tjetër. Roboti humanoid "i se ardhmes" ka tërhequr vëmendjen e fansave për dizajnin e tij të avansuar dhe teknologjinë inovative.
I projektuar për të asistuar në detyrat e përditshme, roboti u shfaq duke u integruar me stilin e jetesës luksoze të Kim, duke kombinuar teknologjinë më të fundit me estetikën e nivelit të lartë.Robotët humanoidë të Tesla-s, të njohur për aftësitë e tyre të inteligjencës artificiale dhe pamjen futuristike, po fitojnë shpejt popullaritet dhe po shndërrohen në një simbol të luksit dhe duket se Kim është e gatshme t’i shtohet këtij trendi.
Fansat tashmë po spekulojnë se si roboti do të përshtatet në jetën e saj të përditshme, duke u kujdesur për menaxhimin e orarit të ngjeshur dhe duke ofruar mundësi për argëtim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd