Era e fortë ka shkaktuar një incident në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit, ku një palmë është thyer në mes dhe ka rënë mbi tryezat dhe çadrat e një prej lokaleve buzë rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja pati vetëm dëme materiale, pasi për shkak të motit të keq ka rënie të qarkullimit të këmbësorëve në rrugë.
Ndërkohë, policia bashkiake ka ndërhyrë menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur pengesat në qarkullimin e automjeteve. Për momentin, po punohet për të siguruar hapësirën dhe për të parandaluar ndonjë incident tjetër të mundshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd