TIRANË – Babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.
Babai i të dyshuarit nuk ka pranuar të jepte intervistë, por dha një mesazh me shkrim për emisionin "Opinion" që u lexua nga drejtuesi Blendi Fevziu.
Në mesazh babai i autorit të dyshuar M.P. thotë se janë të shokuar dhe në të njëjtën situatë si familja Cani.
“Edhe unë jam në të njëjtën situatë si familja Cani, vetëm që arkivolin nuk e kam në shtëpi. Dhimbja është shumë e madhe, ne jemi munduar gjithë jetën ta edukojmë fëmijën tonë në rrugën e drejtë. Jemi të shokuar”, është shprehur babai i autorit të dyshuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd