Transmetuar më 21-11-2024, 18:32

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Besnik Pjetrin (Perdeda), që ishte dhënë më parë nga Gjykata e Lezhës.

Në muajin gusht të vitit 2022, Besnik Pjetri vrau me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ish-vjehrrin, Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin, Gentian Perjaku.

Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes Perjaku shkoi në banesën e këtyre të fundjt dhe qëlloi me armë zjarri automatik ish vjehrrin dhe ish kunati e tij, duke i lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten disa vite para se te ndodhte ngjarja. Dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia.

Autori dhe ish-bashkëshortja kanë jetuar ne Itali. Pas divorcit ata kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe me pas Pjetri ishte kthyer ne Shqipëri.

Ish-gruaja e kishte denoncuar ate për dhunë në Itali, ku edhe ka vuajtur 2 vite burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit