Transmetuar më 21-11-2024, 17:10

Zbardhet deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti që ju gjet një thikë në çantë.

Bën me dije se 13-vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqij, por e ka harruar në çantë pa dashje.

Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe e ka futur në çantë pa vetëdije.

Pyetur nga policia, psikologia dhe mësuesit në këtë shkollë kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë bashkëmoshatar apo fëmijë të tjerë.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm, policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit