Transmetuar më 21-11-2024, 14:45

Mauro Icardi dhe Wanda Nara vazhdojnë përplasjet e tyre publike dhe ligjore, pas ndarjes që shpallën rreth dy muaj më parë. Pas akuzave të Nara kundër sulmuesit të Galatasaray për dhunë gjinore, Icardi ka reaguar përmes profilit të tij në Instagram, duke publikuar një foto dhe një video ku përfshihet ish-partnerja e tij.

Në postimin e parë, në një foto bardhezi, Nara shfaqet në tavolinën e kuzhinës, e fokusuar në telefonin e saj. Icardi e shoqëron foton me një përshkrim ku pretendon se Nara ka kaluar dy orë në shtëpinë e tij, me atë gjasme “duke e dhunuar"!!!

Në videon që pasoi, Nara shihet duke e ndjekur atë, mbajtur një këmishë të bardhë në dorë. Icardi deklaron se postimi është një përpjekje për të mbrojtur publikisht veten pas "shumë barbarizmave" që janë thënë për të.

Në njërin nga postimet, Icardi shkruan: "Edhe pse avokatët e mi më ndalojnë, doja ta tregoja këtë për të mbrojtur publikisht veten pas gjithë barbarizmave që janë thënë. Dy orë këtu, në shtëpinë time, duke më ngacmuar. Çfarë titulli t’i vëmë kësaj?"

Kjo betejë mediatike dhe ligjore mes tyre, që përfshin edhe kujdesin për dy vajzat e tyre, Francesca dhe Isabella, nuk duket se do të përfundojë së shpejti.

Image

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit