Ajo është aktualisht nëna më e njohur në Shqipëri. Ajo po vuan, por jo vetëm. Bashkë me të, ndajnë trishtimin dhe shumë e shumë të tjerë.
Sepse asaj i morën djalin në lule të moshës, ia vranë duke e zhytur mes pikëllimit.
Florina Cani, ka mundur të ndajë disa fjalë me qytetarët e tjetë, pas vdekjes së të birit 14 vjeçat, Martin Cani:
"Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan këtë dhimbje që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do mbushet kurrë.
Falenderoj të gjithë popullin shqiptar dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira.
Nuk e di sa mirënjohëse jam për të gjithë ato që iu gjenden pranë Martinit në momentet e tij të fundit.
Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. I falenderoj të gjithë nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja.
Uroj që askush të mos e provojë. Respekte Florina dhe Angel Cani”, shprehet nëna e të ndjerit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd