Transmetuar më 21-11-2024, 11:20

"Que miras, bobo?" Kjo është bërë një nga frazat më ikonike të Kupës së Botës së Katarit. Ajo u tha nga Lionel Messi gjatë sfidës së tensionuar çerekfinale kundër Holandës. Objektivi i kësaj fraze ("bobo" që do të thotë "budalla") ishte Wout Weghorst.

Të martën, ylli argjentinas e përsëriti frazën, këtë herë ndaj mbrojtësit peruan Carlos Zambrano, të cilin e akuzoi për një mbrojtje tepër "të ashpër" ndaj tij. Pas një shikimi të mprehtë, Messi i tha: "Çfarë po bën, budalla?" (“que haces, bobo?”).

Kjo ndodhi në një ndeshje shumë të ashpër, të cilën ekipi i Scalonit e fitoi ngushtësisht. Vendasit u ankuan për arbitrimin, duke e konsideruar shumë të favorshëm për kampionët e botës. Sulmuesi veteran Paolo Guerrero (40 vjeç) kritikoi gjyqtarin kolumbian Wilmar Roldan pas ndeshjes, duke e akuzuar për shumë faulle të padrejta, kryesisht në favor të Messit:

"Unë nuk e di se cila është analiza juaj për këtë ndeshje, por fizikisht mendoj se ishim në të njëjtin nivel. Është pak e vështirë kur arbitri të ndëshkon vazhdimisht. Ata na goditnin, por nuk ndëshkoheshin. Ne vetëm e preknim Messin me gisht dhe arbitri fishkëllente menjëherë. Askush nuk thotë gjë, sepse është fjala për Messin".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit