Transmetuar më 21-11-2024, 09:40

Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës, ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës.

Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.

Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.

Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites së një dite më parë.

Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në disa fshatra të bashkisë Vau i Dejes, konkretisht në Njad Vau Dejes, Bushat, Njad Hajmel dhe Vig Mnelë.

Që nga pasdtitja e djeshme (20 nëntor), ka shkëputje të energjisë elektrike në njësitë administrative Qafe-Mali, Iballë, dhe Blerim.

Në qytetin e Fushë Arrëzit, për shkak të erës së fortë është dëmtuar edhe një pallat, ku është shkëputur katramaja.

Po ashtu, një sërë problematikash janë regjistruar edhe në bashkinë Fushë Arrëz, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pothuajse të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara nga rrëshqitja e dherave dhe gurët.

Në Qafëthore dhe Vermoshi kanë filluar reshjet e dëborës. ARRSH njofton se deri më tani rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit