Transmetuar më 21-11-2024, 08:00

Shqipëria sot të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime nga orët e pasditës e në vazhdim.

Vranësirat deri në orët e mesditës pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në verilindje me intensitet deri mesatar.

Pas orëve të mesditës reshjet reshjet humbasin intensitet e territor deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e mëngjesit në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës bëhet intensive e fiton shpejtësi 12-16 m/sek. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 16°C në zonat e ulëta 9 deri 19°C në zonat bregdetare 12 deri 20°C

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit