Transmetuar më 20-11-2024, 23:22

“Nuk shfaqi pendesë”, kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që vrau Martinin: Dy familjet janë në konflikt të hapur

TIRANË – Kryekomisari Asllan Shytaj, Shefi i Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar.”

14-vjeçari M.P., është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.

"Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, tha Shytaj.

Më herët sot është zbardhur dëshmia e 14-vjeçarit M.P., i cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin.

Në dëshmi, 14-vjeçari ka deklaruar se sherri ka nisur “sepse po më shikonte”.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”.

I pyetur nëse është penduar ai nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Ngjarja që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur mesditën e së hënës, pas përfundimit të mësimit. I dyshuari dhe viktima kishin lënë të sqaroheshin, por kjo rezultoi fatale për Martin Canin.

Goditjet me thikë, disa herë, i kanë marrë jetën të miturit. Ndërkohë që i mituri ka publikuar foto me dorën e plagosur pas ngjarjes.

E nuk ka munguar as ekspozimi në rrjete sociale i thikës të cilën e ka përdorur për t’i marrë jetën Martin Canit dhe plagosur katër herë shokun e viktimës, i cili për momentin ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit