Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 20-11-2024, 19:41
Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot pasi ndj tij ishte caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
52-vjeçari Ardian Kona është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e Partisë së lirisë, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës.
Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd