Transmetuar më 20-11-2024, 18:17

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka dërguar një letër publike strukturave dhe simpatizanëve të Partisë së Lirisë.

Gjatë mbledhjes së strukturave të PL-së, Meta ka bërë thirrje për protesta periodike para Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Metës strukturat e PL-së duhet që të denoncojnë manipulimet e SPAK në dosjen kundër tij si dhe aferat skandaloze të kryeministrit Rama.

Njoftimi i Plotë:

Presidenti Meta leter publike anetareve, simpatizanteve dhe Kryesise te Partise se Lirise: Te nisin protestat paqesore periodike para SPAK per te denoncuar te gjitha manipulimet skandaloze te tyre ne dosjen kunder meje dhe per te denoncuar aferat skandaloze te Edi Rames qe SPAK nuk i heton.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit