Një mjek ‘pervers’ u kap në kamera duke ecur lakuriq dhe duke kryer një akt seksual para punonjësve në një klinikë private në Arkansas, SHBA, raporton noa.al duke cituar mediat vendase.
Pamjet e kamerave mbikëqyrëse të klinikës përfunduan në polici dhe më pas në mediat lokale.
Në total shfaqet dr. David Diffine duke lëvizur dhe qëndruar në mënyrë skandaloze lakuriq para kolegëve të tij, kryesisht femra.
Autoritetet thanë se i pezulluan licencën mjekut i cili është dhe pronar i klinikës.
Ai shihet duke ekspozuar trupin e tij tërësisht të zhveshur para tre grave në zonën e pritjes.
Për më tepër, mjeku 50 vjeçar dyshohet dyshohet se ka kryer një akt seksual drejtpërdrejt mbi njërën nga gratë, siç treguan pamjet. Kjo grua punonte në klinikë si laborante dhe ishte gjithashtu një nga pacientet e Diffine.
Videot, të cilat iu dërguan Bordit Mjekësor Shtetëror të Arkansas në korrik, u filmuan gjatë orarit të punës
Drejtori mjekësor i Fondacionit Mjekësor të Arkansas e ka quajtur sjelljen e Diffine si ‘perverse’ dhe rekomandoi një vlerësim zyrtar profesional.
Mjeku, i cili është specialist i Mjekësisë së Brendshme me ushtrim profesioni në tre qytete të Arkansas, përballet me një seancë disiplinore përpara bordit mjekësor shtetëror muajin e ardhshëm.
Videoja u shqyrtua nga Dr. Bradley Diner, i Fondacionit Mjekësor të Arkansas, i cili shkroi në dokumentet hetimore: ‘Sjellja e përhapur çon në shqetësime për një çrregullim seksual kompulsiv që në fakt mund të kalojë kufijtë me ofrimin e kujdesit mjekësor nga ana e tij. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd