Transmetuar më 20-11-2024, 14:26

Një ngjarje e neveritshme është konstatuar në Laç, kur babai ka abuzuar me vajzën e tij të mitur, raporton noa.al.

Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi u mësua ngjarja e rëndë.

Policia tha zyrtarisht se burri 53 vjeçar dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Foto arkivi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit