TIRANË- Prej dy ditësh banka e klasës së nëntë në shkollën "Fan Noli", ku ulej 14-vjeçari Martin Cani është bosh. Ditën e sotme shokët e tij të klasës, e kanë mbushur vendin e tij me tufa me lule të bardha.
Në një postim në rrjete sociale të njërit nga shokët e tij të klasës shkruhet: “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.
Postimi prekës! Prej dy ditësh bosh, shokët e klasës mbushin bangot me lule
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi dyshohet se u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, M.P.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës.
M.P. dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.
Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. I mituri akuzohet se ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli.
I plagosur mbeti edhe vetë i dyshuari, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe u dërgua të trajtohet në një klinikë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd