Shqipëria humbi ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës, e cila përfundoi 2-1 në favor të mysafirëve. Për Kristjan Asllanin, mesfushorin e Interit, që qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, kishte hapësirë diskutimi edhe rreth momentit personal në skuadrën zikaltër.
“Nëse Calhanoglu mbetet jashtë për shkak dëmtimi, nuk e di nëse më takon mua ta zëvendësoj, – tha lojtari shqiptar për “SportMediaset”. – A ndihem gati për këtë? E kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur. Aktivizimin që më jepet, edhe 20 minuta, mundohem ta shfrytëzoj sa më shumë. Në fund të fundit jam vetëm 22 vjeç. A ka ndonjë ndryshim për rolin ku luaj unë mes Interit dhe Shqipërisë?”
Me rinisjen e kampionatit, Interi do të udhëtojë drejt fushës së Veronës: "Kampionat apo Champions League? Nëse je tek Interi, objektivi është t’i sjellësh trofetë në shtëpi. Nuk ka zgjedhje, duhet vetëm të fitosh. Ne duam ta fitojmë sërish titullin e Serie A, por edhe të jemi protagonistë në Champions League.
Rivali më i madh i Interit për titull në Serie A? Nuk e di, ka skuadra shumë të forta në kampionat, skuadra që kanë bërë transferime mjaft mira në merkato, që luajnë për të fituar. E fituam titullin sezonin e kaluar, do të jetë më e vështirë ta konfirmojmë veten. Ne po stërvitemi shumë më fort se sezonin e kaluar dhe kemi objektiva shumë të qarta”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd