Transmetuar më 20-11-2024, 12:33

ITALI- Autoritetet italiane vijojnë hetime dhe operacione në lidhje me goditjen e bandave të drogës në vend. Mësohet se së fundmi në një operacion të përbashkët të policisë italianë janë vënë nën 97 persona. Më tej bëhet me dije se operacioni është zhvilluar nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia e Qarkut Lecce. Nga ky hetim është shkatërruar një grup aktiv në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Më tej theksohet se 35 persona u arrestuan, dy në arrest shtëpie, duke përfshirë një kontabilist që ndihmoi organizatën të gjente kanale për pastrim parash. Operacioni u zhvillua midis Lecces, Scorranos, Copertinos, por edhe në zonën e Breschias, në provincat e Tarantos dhe Brindisit dhe në Kalabri. Operacioni i finalizuar sot nisi pas një hetim në shkurt 2020 nga skuadra lëvizëse e Lecces, që çoi në arrestimin e 72 personave të lidhur me Sacra Corona Unita.

Krimet e akuzuara me atë rast përfshinin organizatë mafioze, zhvatje, trafik droge, shkelje të rregulloreve të armëve dhe pjesëmarrje të rënduar në lojëra fati. Mes 35 personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti, është edhe 38-vjeçari shqiptari Ervis Gjuzi. Ndërsa nën hetim janë 6 shqiptarë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit