Transmetuar më 20-11-2024, 12:29

ITALI- Pasditen e së hënës karabinierët e stacionit Frosinone Scalo kanë arrestuar një 18-vjeçar shqiptar. I riu u kap me 84 gramë hashash dhe 8 gramë kokainë. Policia në një shtëpi në via Normandia, vunë re një hyrje dhe dalje të shpeshtë në banesë. Kjo nxiti operatorët të vijojnë vëzhgimin derisa të kapnin momentin e favorshëm, duke kapur në flagrancë të riun shqiptar.

Gjatë kontrollit, policia gjetën lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, së bashku me materialin për paketimin e dozave, disa qindra euro të ardhura nga trafiku i drogës dhe një pistoletë bosh model Beretta 92, me 41 plumba. Policia ka kryer sekuestrimin e drogës së gjetur, paratë dhe të gjithë materialin që i atribuohet kryerjes së krimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit