Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, në kërkim tre të tjerë.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar "Roli".
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ardian Kona, 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim.
Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
Bledi Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim, si dhe Ardian Kona, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd