Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 20-11-2024, 11:57
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistuar në komunën Cellole në Napoli të Italisë. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shqiptari. Për shkak të shpërthimit 67-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të shumta në trup dhe pas tre ditësh në luftë me jetën ka vdekur.
67-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ishte shtruar në repartin e djegieve. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por dyshoeht se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti, rrjedhjeje. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjës dhe shkaqet që sollën shpërthimin e bombolës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd