Transmetuar më 20-11-2024, 11:02

TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht në Kamëz ditën e sotme. Mësohet se procedimi i tyre ka ardhur pasi ditën e djeshme është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga firma ku ata janë drejtues.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Nënë Tereza". Mësohet se dy personat e proceduar janë drejtuesi teknik dhe nënkontraktori i firmës. Ata akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin "Nënë Tereza", Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit