Transmetuar më 20-11-2024, 10:37

U fut si zëvendësues në pjesën e dytë, por Myrto Uzuni nuk kursehet aspak në analizën e vet për atë që ndodhi ndaj Ukrainës: “Normalisht ndjej keqardhje, sepse e kemi nisur ndeshjen shumë keq. Sot ishte detyrim fitorja, ndaj normalisht jemi të gjithë të mërzitur për këtë humbje.

Debati te penalltia? Unë jam sulmues dhe gjithmonë dua të shënoj. Edhe te Granada i gjuaj dhe shënoj të gjitha penalltitë. Në ato momente fitova penalltinë, jam sulmues dhe doja të zhbllokohesha. A e caktoi trajneri? Mendoj se po, nuk jam shumë i sigurt, nuk dua të gënjej.

Aktivizimi si sulmues i vetëm? Për mua nuk ka problem, të gjithë e dinë se te Granada luaj si sulmues i dytë. Në tri vitet e fundit i dini statistikat e mia. Kur vij në kombëtare trajneri nuk më preferon në majë të sulmit. Mund ta bëj shumë mirë edhe atë rol. Të luaj për kombin nuk është se lodhem.

Ju nuk e dini, por dje kam qenë i dëmtuar, kam bërë rezonancë, sepse rrezikoja shumë. Ekipi i Granadës kërkoi të mos rrezikoja. Unë mund të refuzoja e të mos futesha në fushë kur rezultati ishte 2-0, sepse rrezikoja karrierën. Vendosa që të luaj, të tregoj se e meritoj një vend në formacionin e kombëtares”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit