Transmetuar më 20-11-2024, 10:07

TIRANË- Është zbardhur dëshmia që 14-vjeçari, M.P., autori i dyshuar i vrasjes së bashëmoshatarit të tij Martin Canit, ka dhënë në polici.

Ai është shprehur se sherri mes tyre ka nisur që të premten pse e shikonte.

Ndërkohë sipas tij të hënën e kishin lënë për tu sqaruar, por më pas konflikti ka nisur sërish.

I mituri tha se të dy kishin lajmëruar shokët e tyre dhe se gjatë përleshjes ndodhi ngjarja e rëndë.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, është shprehur 14-vjeçari.

Ai është pyetur nga policia nëse është penduar për aktin e kryer, ndërsa sipas raportimeve nuk ka pranuar të flasë.

Po ashtu nuk ka pranuar të tregojë edhe vendin ku ka fshehur, të cilën ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Pak çaste pas krimit të rëndë i dyshuari mendohet se kishte postuar foto me thikën me të cilën akuzohet se kreu krimin e rëndë dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit.

Po ashtu në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte mdodhur.

Ata që kanë marrë djalin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku.

I mituri ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj.

I mituri akuzohet se ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit